Vrasja e 20 vjeçares/ Autoritetet greke të bindur: Kreu i bandës shqiptar, i urren gratë...

Bota

Vrasja e 20 vjeçares/ Autoritetet greke të bindur: Kreu i

Krimi i rëndë që tronditi Greqinë tani duket se ka një ‘autor’ të identifikuar.

Media greke “Star” bën me dije se kreu i bandës që hyri në shtëpinë e çiftit dhe vrau 20-vjeçaren Carolina Crouch është një shqiptar.


Identiteti i tij është ndërtuar në bazë të dëshmisë së pilotit 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos. Bëhet fjalë për një shqiptar, biond, rreth 40 vjeç, të shkurtër dhe të mbushur në trup. Kjo teori mbështetet edhe nga piloti, i cili dëgjoi disa gjuhë të ndryshme, duke dalë në përfundimin se ata që i hynë në shtëpi dhe i vranë gruan, ishin shqiptarë.

“Ai i urren gratë, të cilat i keqtrajton barbarisht dhe madje nuk heziton as të kryejë krim ndaj tyre,”- shkruajnë mediat greke. Po ashtu është edhe një person tjetër i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shqiptarin, për të cilin dihet vetëm nofka “Xhoni”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion