Yuri Kim nxjerr foton e Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, tani...

Politikë

Yuri Kim nxjerr foton e Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një foto të Piramidës së Tiranës, e cila është duke u rikonstruktuar. 

Diplomatja e SHBA shprehet se piramida dikur u ndërtua si simbol i së kaluarës së errët, ndërsa sot po kthehet në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme të re të vendit.

“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët.

Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion