“Votoni kandidatët socialistë”, Balla theu heshtjen zgjedhore, Celibashi: Nuk duhet të bëhen thirrje elektorale

Politikë

“Votoni kandidatët socialistë”, Balla theu heshtjen

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thyer sot heshtjen zgjedhore pasi bëri thirrje për votim të kandidatëve socialistë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit.
Kreu i KQ Ilirjan Celibashi, i pyetur në një konferencë për mediat, u shpreh se kjo është e ndaluar.

“Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo risjellje në vëmendje e kësaj problematike shpresoj të dëgjohet”, tha ai, ndërsa sqaroi se procesi i votimit në të gjithë qendrat e votimit vijon normalisht.

Postimi i plotë i Ballës:
Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030???????????????????? me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë ????Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve ???????? ???????? pagave ????‍♂️ ????????‍♀️????‍????????‍✈️????‍????dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian ????????Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.
Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion