Votat preferenciale, si renditet kreu i opozitës dhe kryeministri Rama

Politikë

Votat preferenciale,  si renditet kreu i opozitës dhe kryeministri Rama

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë vit ndryshimi i sistemi zgjedhor me lista gjysmë të hapura ka sjellë edhe risi.Drejtuesit e partive politike kishin të drejtë të kandidonin në më shumë se një qark.

Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama zgjodhi të kandidonte në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha zgjodhi të kandidonte vetëm në Qarkun e Tiranës.

Kreu i opozitës ka marrë më shumë vota preferenciale në kryeqytet. Ai ka marrë deri më tani 14,161 kur janë numëruar 1067 nga 1243 kuti.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka marrë 11 mijë e 969 vota në Durrës dhe 11 mijë e 412 vota në Vlorë ku procesi i numërimit është në kutinë e fundit. Në top 10-shen e kandidatëve, Basha renditet i 4-ti si më i votuari kurse Rama i 8-ti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion