Vra'u tre fëmjët, gjykatësi në Amerikë refuzon kërkesën e nënës për pushimin e çështjes

Bota

Vra'u tre fëmjët, gjykatësi në Amerikë refuzon
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj në vitin 2023.

Vendimi i hap rrugën një rigjykimi të mundshëm, pasi procesi i parë përfundoi pa një vendim përfundimtar për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të jurisë. Ekipi mbrojtës i Clancy-t kishte kërkuar rrëzimin e akuzave, duke argumentuar se zhvillimi i një gjyqi të dytë do të shkelte parimin ligjor të ndalimit të gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale.

Megjithatë, gjykatësi William Sullivan e hodhi poshtë këtë argument, duke vlerësuar se gjyqi i parë u shpall i pavlefshëm për shkak të pamundësisë së jurisë për të arritur një vendim unanim. Procesi i parë përfundoi më 4 shtator, pasi 12 anëtarët e jurisë nuk arritën të binin dakord për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurës, raporton BBC.

Lindsay Clancy nuk e ka mohuar se ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve të saj, por mbrojtja pretendon se në momentin e ngjarjes ajo vuante nga një formë e rëndë e psikozës pas lindjes, e cila kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj mendore.

Nga ana tjetër, prokuroria këmbëngul se vrasjet ishin të qëllimshme dhe kërkon që çështja të ndiqet penalisht.

Gjykatësi Sullivan rrëzoi gjithashtu kërkesën e mbrojtjes për të marrë në pyetje nën betim anëtarin e vetëm të jurisë që kishte kundërshtuar arritjen e një vendimi. Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte i papërshtatshëm dhe do të ndërhynte në pavarësinë e jurisë.

Në vendimin e tij, gjykatësi theksoi se pamundësia e jurisë për të arritur një marrëveshje përbënte një arsye të mjaftueshme për shpalljen e gjyqit të pavlefshëm dhe se një proces i ri nuk përbën shkelje të të drejtave kushtetuese të të pandehurës.

Gjykata ka caktuar datën 16 nëntor për një seancë dëgjimore, gjatë së cilës pritet të diskutohet kalendari i rigjykimit. Gjykatësi ka përmendur më herët mundësinë që procesi i dytë të nisë në muajin mars.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion