“Benz-i” përplas 21-vjeçarin me motor, i riu niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Aktualitet

“Benz-i” përplas 21-vjeçarin me motor, i riu niset me

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok. Policia njofton se një mjet tip “Benz” i drejtuar nga një 21 vjeçar ka përplasur një 21-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor.

I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i “Benz-it” është shoqëruar në Komisariat.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion