Vijon numërimi tek shkolla ‘’1 Maji’’, nga PD kryeson Oriola Pampuri, tek PS Xhemal Qefalia

Politikë

Vijon numërimi tek shkolla ‘’1 Maji’’, nga PD

TIRANA
Tek KZAZ Nr.30 apo shkolla ‘’1 Maji’’ vijon numërimi i votave për kandidatët për deputet. 30 kuti janë numëruar deri tani nga 87 në total.

Nga PS kryeson drejtuesi politik i njësisë, Xhemal Qefalia me 4 mijë e 104 vota, pasuar nga Fatmir Xhafaj me 448 vota.

Nga PD kryeson Oriola Pampuri me 1 mijë e 29 vota, e cila ishte edhe drejtuese politike e kësaj njësie, raporton gazetari Erjon Skëndaj.

Ndërkohë KZAZ Nr.30 përfshin kutitë e votimit nga Zall Herri, Shëngjergji, Zall Bastari, Bërzhita, Krraba dhe Farka.

Kjo ishte KZAZ ku ndodhi edhe përplasja fizike mes 2 vëzhguesve të PD dhe 5 të tjerëve.

ME TE LEXUARAT