Vrasja në ish-Bllok në 2018, Ervis Martinaj dënohet me 3.8 vite burg, për 4 vepra penale

Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok në 2018, Ervis Martinaj dënohet me 3.8 vite

Ervis Martinaj dënohet nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burgim, ndërsa ai do të jetë në liri deri sa vendimi të marr formën e prerë në Apel. Dënimi ndaj tij u dha për ngjarjen e ish bllokut ku miku i tij Fabiol Gaxhaj u vra nga ish ushtaraku Merviol Bilo, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në ish bllok.

Ndër akuzat që rëndonin ndaj Martinajt janë 4, sigurimi i kushteve për kryerjen e një vrasje, falsifikim letërnjoftimesh, organizim lotarish në mënyrë të paligjshme si dhe fshehje të ardhurash.

Ndërkohë ndaj Martiajt u aplikua gjykimi i shkurtuar ndërsa ai vetë s'mori pjesë në përballjen me drejtësinë por u përfaqësua me avokat. Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor dhe e dënoi Martinaj me 5.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit duke u dënuar me 3.8 vite burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion