Video/ Basha u shpërndan të rinjve librin e tij: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër

Politikë

Video/ Basha u shpërndan  të rinjve librin e tij: Politika e mirë

Ndërsa ka shpërndarë librin e tij “Misioni im” për një grup të rinjsh, kreu i Partisë Demokratike thotë se me anë të këtij libri synon të tregoj qasjen e tij për politikën shqiptare.

Sipas tij, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.

Reagimi i plotë:

Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë.

Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë.

Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion