Kontrollonin tregun e drogës në Lombardi, shkatërrohet banda italo-shqiptare. Dhjetë të arrestuar

Aktualitet

Kontrollonin tregun e drogës në Lombardi, shkatërrohet banda

Guardia di Finanza në Lecco, Itali, gjatë një aksioni anti-drogë, ka vënë në pranga 10 persona.

Mes të ndaluarve ka shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen se drejtojnë një grup kriminal, i cili administron trafikun e narkotikëve në zonën mes Lecco, Monzas, Brianzas, Sondrios dhe Milanos.



Gjatë operacionit janë kontrolluar disa banesa, të cilat janë përdorur nga të arrestuarit, raportojnë mediat italiane.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve.

Rajoni i Lombardisë në Itali është një prej zonave ku grupet  kriminale shqiptare dominojnë tregun e lëndëve narkotikëve, ndërsa ditët e fundit janë raportuar disa arrestime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion