Vetë "u dogj" nga dekriminalizimi, por ish-deputeti, Aqif Rakipi fut djalin dhe dhëndrin në Kuvend

Politikë

Vetë "u dogj" nga dekriminalizimi, por ish-deputeti, Aqif Rakipi

Në segmente të caktuara, “lufta” brenda partisë ishte më e fortë se ajo përballë kundërshtarit në zgjedhjet e 25 Prillit. Në momentin që përfundoi numërimi për partinë dhe PS u shpall fituese, e gjithë vëmendja u zhvendos te kandidatët. Deri tani surpriza e madhe është djali ish-deputetit Aqif Rakipi.

Ornaldo Rakipi ishte i 30-ti në listën e PS-së, po theu herësin duke u futur te fituesit dhe zbritur Ervin Bushatin në listën e humbësve. Por Aqif Rakipi përveç pasardhësit gjenetik do të ketë edhe një tjetër të afërm në Kuvend, i cili është Sajmir Hasalla. Ai ishte i pesti në listën e qarkut të Elbasanit me PS.

Ish-kryetari i Bashkisë së Peqinit, bashkëshorti i mbesës së ish-deputetit arriti që të futej në Kuvend, pasi PS mori në Elbasan 8 mandate. Por edhe nëse nuk do të ishte në listën fituese, Sajmir Hasalla i kishte marrë masat, pasi arriti që siguronte 11518 vota preferenciale.


Në 5 janar 2018 KQZ me pesë vota pro miratoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi për shkak të shkeljeve që gjeti prokuroria në plotësimin e formularit të ligjit të dekriminalizimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion