U rizgjodh në krye të PD, reagon Basha i emocionuar: Faleminderit për mbështetjen!

Politikë

U rizgjodh në krye të PD, reagon Basha i emocionuar: Faleminderit

Kryetari i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas fitorën së thellë në garën për kreun e partisë më të madhe opozitare.

Basha falenderon demokratët për mbështetjen që i dhanë në rrugën drejt ndryshimit.

"Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë"-shprehet Basha.

Basha arriti të merrte mbështetjen e demokratëve, duke siguruar një rezultat të thellë përkundrejt rivalëve të tij në garë, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilit dhe Edith Harxhit.

Në garën për kreun e ri të partisë, Basha mori mbi 32 mijë e 882 vota, thënë ndryshe ai u votëbesua nga 81% e anëtarësisë.

Rezultatet rendisin të dytin në zgjedhjet e së dielës deputetin e sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj me 6038 vota. Pas tij, me 983 vota u rendit e vetmja kandidate grua në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, Edit Harxhi.

Ndërsa rivali tjetër i Lulzim Bashës në zgjedhje, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli arriti të marrë 781 vota.Të dielën në kutitë e votimit u drejtuan i 41 mijë E 97 anëtarë të Partisë Demokratike, ose thënë ndryshe rreth 54.7% e tyre morën pjesë në zgjedhje për kreun e ri të kësaj force politike.

Pas mbylljes së numërimit, i vetmi kandidat në garë që pranoi rezultatin, pavarësisht se e cilësoi të pabarabartë që në nisje këtë proces ishte Fatbardh Kadilli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion