Babai i Noizy-t në GJKKO, për çfarë është thirrur i ati i reperit të njohur?

Aktualitet

Babai i Noizy-t në GJKKO, për çfarë është
Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Bashkim Rajku është paraqitur në orët e paradites për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.

Më herët, në të njëjtin proces është thirrur për të dëshmuar edhe djali i tij, këngëtari Noizy.

Kujtojmë se dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ka zbardhur një sërë krimesh të kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu.

Mes ngjarjeve të përmendura është edhe vendosja e tritolit në lokalin e këngëtarit Noizy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion