U arrestua në Dubai, Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Sedat Peker

Bota

U arrestua në Dubai, Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Sedat

Autoritetet turke kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e mafiozit të famshëm turk Sedat Peker që besohet se jeton në Dubai.

Dy burime thanë për “Middle East Eye” se Turqia ka kërkuar ekstradimin e bosit mafioz që dikur gëzonte mbështetjen e politikanëve të lartë turq, ndërsa sot “nxjerr të palarat” e aktiviteteve mafioze përmes një kanali që ai ka hapur në YouTube.

Rrëfimet e tij në YouTube janë parë me miliona herë, ndërsa ai pretendon se zbulon aferat korruptive, duke shënjestruar kryesisht Ministrin turk të Brendshëm Suleyman Soylu.

Më herët gjatë këtij viti, gjykata turke lëshoi dy urdhër arreste për Peker, për “vjedhje” dhe “korrupsion”.

“Bazuar në këto dy urdhra arresti, Turqia dy javë më parë paraqiti një kërkesë ekstradimi tek autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha një person, duke folur në mënyrë anonime për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, raporton Newsbomb Albania.

Një person i dytë tha per “MEE” se Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk do t’i përgjigjeshin kërkesës. Aktualisht nuk ka asnjë traktat ekstradimi midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

ME TE LEXUARAT