U dekretuan sot nga Presidenti Begaj, ministrat e rinj pritet të votohen nesër në seancën plenare në Parlament

Politikë

U dekretuan sot nga Presidenti Begaj, ministrat e rinj pritet të votohen

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se në seancën e nesërme pritet të votohen ministrat e rinj që u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Si procedurë, Partia Socialiste do të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës dhe më pas të votohen të gjithë dekretet e Begajt për ministrat e rinj.

Kujtojmë se Presidenti Begaj firmosi sot 13 dekrete, 6 shkarkime dhe 7 emërime në detyrë, referuar propozimeve të ardhura nga kryeministri Edi Rama për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

 1. Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
 2. Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
 3. Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
 4. Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
 5. Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
 6. Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
 7. Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
4 ministrat e rinj të kabinetit Rama .                                                                         8. Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
 9. Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm

 10.Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
 11.Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

3 ministrat që ikin nga kabineti Rama
1. Belinda Balluku
2. Elisa Spiropali
3. Pirro Vengu
Kujtojmë se seanca plenare e së hënës u ndërpre pas përplasjeve në Kuvend të deputetit Agron Shehaj me deputetët socialistë, për protestat e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të resortit të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion