Presidenca: Transparenca për votën, më e rëndësishme se problemet e brendshme të partive

Politikë

Presidenca: Transparenca për votën, më e rëndësishme se

Këshilltari për mediat i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka deklaruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund.

Ai shprehet se transparenca për votën e çdo qytetari që mori pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.  Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan Tedi Blushi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion