Tensione në Elbasan, FNSH mësynon në zyrat e PD një orë para fushatës së Lulzim Bashës

Politikë

Tensione në Elbasan, FNSH mësynon në zyrat e PD një orë

Dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit situata në Elbasan është më e tensionuar se kurrë më parë. Pasditen e sotme forcat e FNSH-së kanë mësyrë pranë zyrave të shtabit PD.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtës kontrolluan mjetet e parkuara pranë zyrës dhe anëtarët e PD.

Aksioni blic i policisë pranë zyrave të shtabit të PD-së u krye vetëm një orë përpara vizitës së Lulzim Bashës në Elbasan, ku në 17:00 do të ketë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?


Dy ditë më parë rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës pranë PD-së në Elbasan.

Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion