Tension mes deputetëve të rinj! Besart Xhaferi i përmend burgun, Sara Mila: Mos merr leksione nga Noka e Bardhi..

Politikë

Tension mes deputetëve të rinj! Besart Xhaferi i përmend burgun,

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur debati edhe mes deputetëve të rinj që janë ulur për herë të parë në sallën e ligjvënësve. Një përplasje e parë verbale është shënuar mes Besart Xhaferit të Partisë Demokratike dhe Sara Miles së Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferi ngriti një pyetje që nxiti reagime:

“I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit,” u shpreh ai.

Deputetja socialiste nuk vonoi me kundërpërgjigjen, duke e akuzuar Xhaferin për mungesë serioziteti dhe për përvetësim të retorikës së opozitarëve më të vjetër:

“Jam e çuditur dhe e zhgënjyer. Mendoja se do sillte një standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës, se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka e Bardhi, sepse nuk di ta bësh dhe mirë është të mos e bësh,” u shpreh Mila.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion