Takimet e fshehta të McGonigal në Tiranë, zbardhet dosja: Ja mesazhi që i nisi mikut të tij pas bisedës më kryeministrin Rama

Politikë

Takimet e fshehta të McGonigal në Tiranë, zbardhet dosja: Ja

Raporti i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar informacione të rëndësishme lidhur me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së, dhe përfshirjen e tij në një seri veprimtarish të ndaluara që lidhen edhe me Shqipërinë.

Pas zbardhjes së pagesës prej $225,000 nga një biznesmen shqiptar me lidhje të ngushta me qeverinë, dhe përmendjes së kryeministrit Edi Rama, tani janë zbuluar detaje të tjera që thellojnë lidhjen e McGonigal me kryeministrin shqiptar.

Takimet e fshehta të McGonigal në Tiranë, zbardhet dosja: Ja

Në mesazhin që shoqëronte foton, McGonigal shkruante se Rama po reformonte sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe se ky zhvillim ofronte “shumë mundësi”.

Ky mesazh, i dërguar një miku të ngushtë të McGonigal, sugjeron një interes të thellë nga ana e ish-agjentit të FBI-së për zhvillimet politike në Shqipëri.

Siç është raportuar më herët, McGonigal kishte zhvilluar takime të fshehta në Tiranë dhe Nju Jork me individë të cilët përshkruhen si “ish-zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare”.

Po ashtu, ai pati dy darka private me kryeministrin Rama gjatë vizitave të tij në Shqipëri, aktivitete të cilat nuk i ka raportuar te institucionet përkatëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion