“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama nga Thethi: Synojmë projekte që do rrisin të ardhurat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët dhe sipërmarrësit në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve” dhe sqarimi i qëllimit të saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Thethi është i mbushur me turistë, sepse vendi është magjik.
Sipas Ramës, synimi nuk është një turizëm për bukën e gojës, por një turizëm për pasuri
Rama: Oligarkët nuk kanë zapuar asnjë tokë, kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Sa turistë keni parë ju që ulen tek ajo fusha aty dhe rrinë me orë. Pse? Sepse është magjike. Ju nuk shisni kullën ju shisni Thethin të gjithë bashkë. Në vende të tjera të bregdetit të Francës ndërtohet akoma pa leje dhe sot, ka raste.
Ata nuk shesin thjeshtë hotelin e vetë. Synimi është se këto projekte është me rrit të ardhurat, ju e nisët me një turizëm për bukën e gojës, por duhet të shkoni me një turizëm, për pasuri. Zvicrën e vogël ju e keni këtu, vetëm në duart tuaja. Shtëpizat janë luks. Është eksperiencë.


