Kolegji certifikon zgjedhjet e 11 majit, rrëzohet ankimi i PD

Politikë

Kolegji certifikon zgjedhjet e 11 majit, rrëzohet ankimi i PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme e së enjtes ankimin e koalicionit PD-ASHM për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhore, duke argumentuar se procesi është zhvilluar me shkelje ligjore dhe problematika. Këto shkelje, sipas opozitës janë: përdorimi i burimeve publike në fushatë, intimidimi i votuesve, patronazhistët, shpërdorimi i administratës publike dhe fenomeni i blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale.

Sipas padisë, në qarkun e Tiranës për shkak edhe të numrit të popullsisë dhe administratës, problematikat kanë qenë më të përhapura. 

Ndërkohë pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor pritet që presidenti Bajram Begaj të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion