Aksident i rëndë/ Raportohen dy viktima dhe tre të plagosur, detajet e para
Lajmifundit
/
20 Korrik 2026, 18:01
Kosovë&Rajon

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se dy persona ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave në fshatin Shushicë.
Sipas Gashit, vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Edhe tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në Spital pas lëndimeve të marra.
Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.


