“Ta dijë ai dhe gruaja e tij”! Meta shpërthen ndaj Gjiknurit: Në Vlorë ka burra pushke

Politikë

“Ta dijë ai dhe gruaja e tij”! Meta shpërthen ndaj

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj mazhorancës, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, si përfaqësues i PS në Vlorë. Meta tha se ata e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës këtyre vagabondëve.

Meta: Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës. Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se cfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me cimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash.

Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe gruaja e tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion