Sula u largua nga PD, Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

Politikë

Sula u largua nga PD, Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, komentoi largimin e deputetit Dashnor Sula nga Partia Demokratike gjatë një daljeje televizive. Ai e cilësoi veprimin e Sulës si një "gjest burrash", duke theksuar se ky ishte një hap i guximshëm, ndërsa shtoi se një situatë e ngjashme ndodh edhe në Partinë Socialiste, por aty askush nuk ka guxim të thotë të vërtetën. Shehi theksoi se në PS ka shumë pakënaqësi brenda partisë.

Po ashtu, ai komentoi lidhur me koalicionin e LZHK-së me "Djathtas 1912", duke theksuar se periudha e konfliktit Rama-Berisha po i afrohet fundit. Sipas Shehit, premtimi i Ramës për integrimin në Bashkimin Europian është thjesht një pohim banal.

“Dash Sula ka bërë një gjest burrash doli nga delet dhe u bë dash. Të tjerët le a gjykojnë si të kenë qejf. Ashtu si Dashi mendojnë të gjithë. E njëjta gjë është te PS, por atje është repart ushtarak dhe nuk guxon njeri të thotë të vërtetë. Të gjithë të pakënaqur janë, por s’kanë kurajë ta thonë. Kanë vënë besnikët e vet, ata që i konsiderojnë besnikë. Pra gjithëkush po përgatit çetën e vet. Ne jemi numri 9, po na votuan do na tregojnë se e kanë marrë mesazhin.

Kemi pritshmëri të mira. Unë jam optimist që këtij teatri Rama-Berisha, po i vjen fundi dhe besoj është një perceptim që e ka i gjithë populli shqiptar. Qoftë edhe për Europën që e ka bërë flamur zoti Rama. Zoti Rama na ka lënë kështu se ka 12 vite në pushtet. Ky premton një premtim banal. Gjysma e shqiptarëve janë në Europë edhe pa Edi Ramën…Ky të bëjë arsimin e Shqipërisë si Europa, rrugët e Shqipërisë si Europa se janë një kazan plehrash”, tha Shehi.

ME TE LEXUARAT