Berisha: PD do t'i japë zgjidhje çështjes së kthimit dhe kompensonit të pronave!

Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar sërish programin elektoral ku ka folur për ligjin e pronës, duke premtuar se nëse fiton zgjedhjet, prona do të shkojë tek pronarët.
Berisha premtoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës, duke thene se normat e kompensimit do të jenë ato të tregut.
"Ligji i korporatës së investimeve është ligji shkatërrimtar i pronës, është ligji i viti 1946. Një grup financiar i fuqishëm më kontaktoi kur isha kryeministër dhe premtoi investim 15 mld euro. Duke punuar me ta konstatoj se ata kishin këtë projekt. Unë i thashë që kjo nuk mund të ndodhë kurrë, që unë të autorizoj veten me ligj dhe t’ia marr tokën të tjerëve, harroje të ndodhë. Nëse këta miliarderë duan të investojnë paratë e tyre janë të mirëpritur, ti blejnë tokat me pronarët të bëjnë marrëveshje me pronarët.
Ikëm ne nga pushteti, ai të ligj e votoi në parlament dhe ai ligj e autorizon atë.
Kudo që ti verë syrin qeveria dhe trafikantët e tij ai ka autorizimin ta konfiskojë tokën me çmimin që do. Në një dalje unë iu kam bërë të qartë atyre të cilët bëhen përfitues nga ky ligj se nuk do ti njihet asnjë përfitim, përkundrazi do të gjuhet bashkëpunim në një krim të madh.
Jam sot këtu për të garantuar pronarët se PD është e vendosur ti japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensonit të pronave gjatë një mandati, mandatit të saj të ardhshëm. Normat e kompensimit do të jenë ato të tregut. Prona private do të zhvillohet para të gjithave mbi interesat e pronarit. Nëse kemi një projekt tek Asllan Rusi, jepi pronarëve 40-50 % sic i takon”, tha kreu i PD.


