“S’u mërzite 12 vite, mbylle me faqe të bardhë”, Rama-qytetarit: Kam zjarrin brenda meje, vetëm nëse njerëzit thonë hap krahun…

Politikë

“S’u mërzite 12 vite, mbylle me faqe të

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Qytetari: A nuk u mërzite 12 vite, s’ke çfarë të bësh më shumë, më mirë mbylle me faqe të bardhë

Rama: Nuk është çështje gëzimi apo mërzie, është çështje misioni dhe përgjegjësie. Do të thotë që kemi ende një rrugë për të bërë drejt finishit. Jemi afër finishit, por nuk jemi në finish.

Rruga drejt finishit është mandati i katërt për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Mund t’ju mbaj këtu deri nesër për të thënë sa gjëra kemi bërë dhe sa shumë kemi ende për të bërë.

Ka dy mënyra për t’u larguar. Një kryeministër në një vend demokratik, një mënyrë është kur nuk ndien me zjarrin tjetrin, që mua nuk më ka ndodhur ende dhe tjetra kur njerëzit thonë hap krahun se duhet të vijë dikush tjetër.

Jam këtu për të bërë bashkë me të gjithë ata që punojnë m mua historinë e këtij vendi. Historia është në dorën tonë

ME TE LEXUARAT