"S'të ndihmojmë dot duke thënë "marsh nga ditët tona", demokrati "gozhdon" Berishën

Politikë

"S'të ndihmojmë dot duke thënë "marsh nga

Sali Berisha është ndalur në Korçë, me foltoren e tij, ku ka hedhur sërish akuza ndaj kreu aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë pasi Sali Berisha përfundoi akuzat e tij, fjala u mor nga demokratët e pranishëm. Një prej tyre u tregua i rreptë me Berishën duke thënë se e pranon ndjesën e tij, por sërish kjo sipas tij nuk ndryshoi asgjë.

Qytetar: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti.


Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht. 

Në të gjitha takimet e zhvilluara, Berisha e ka akuzuar Bashën për tradhti ndaj demokratëve dhe pengmarrje nga kryeministri Rama. Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion