Mijëra qytetarë në pritje, Tirana përballet me kaos nga greva e autobusëve

Aktualitet

Mijëra qytetarë në pritje, Tirana përballet me kaos nga
Transporti publik në të gjithë vendin do të nisë shërbimin sot në orën 08:00, në vend të orës 05:30, pas vendimit të marrë një ditë më parë nga shoqatat e transportit.

Vendimi vjen në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohen paketa fiskale dhe projektbuxheti për vitin 2027.

Pavarësisht njoftimit, mungesa e informacionit ka bërë që shumë qytetarë në Tiranë të presin që në orët e para të mëngjesit në stacionet e autobusëve, pa marrë shërbimin e transportit publik.

Vonesa ka shkaktuar vështirësi për mijëra qytetarë, duke ndikuar në mbërritjen e tyre në punë dhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme.

Operatorët e transportit kërkojnë tërheqjen e propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%. Sipas tyre, kjo masë do të sillte rritjen e kostove të operimit dhe, si pasojë, shtrenjtimin e biletave të autobusëve, duke rënduar më tej xhepat e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion