Sot Sulltan Nevruzi, Rama uron besimtarët bektashinj me pamjet e malit Sevaster në Selenicë

Politikë

Sot Sulltan Nevruzi, Rama uron besimtarët bektashinj me pamjet e malit

Sot të gjithë besimtarët bektashinj festojnë ditën e Sulltan Nevruzit, e cila konsiderohet si një ditë që çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa dhe të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Kryeministri Rama e ka uruar këtë ditë me disa pamje përrallore nga vendi i shenjtë, Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

“Mirëmëngjesi  dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit”, shkruan Rama.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion