Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë shërbimet e pushtetit vendor

Politikë

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar në seancën e sotme plenare projektligjin për forcimin e rolit të Prefektit.

Në fjalën e tij Balla theksoi se fuqizimi i rolit të Prefektit do të përmirësonte shërbimet, ndërsa shtoi se këshillat vendore të sigurisë publike, rekomandim i kahershëm.

“Ne e respektojmë pavarësinës e pushtetit vendor. Të përmiresojmë shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë. Pati një deputet i opozitës, që tha; ishte i shqetësuar se dikur ka qenë kryetar bashkie. Ai tha; kemi ardhur këtu që të kontrollojmë aktet që bën kryetari i bashkisë.

Aktet që kontrollon prefekti, janë të miratuara nga këshilli. Ka një kartë të pavarësisë nga vetëqeverisja e pushtetit vendor. Mos të harrojmë se ky është një proces check-and balance. Ka pasur 110 shpërndarës droge të arrestuar. Nuk e fsheh kënaqësinë për punën e prokurorive të juridiksionit”, tha Balla.

"Po na thoni "na lini të vjedhim pak"...”, Korreshi përplaset me Felajn: S’e di pse duhet të bësh si gjynafqar

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Deputeti Samiri Korreshi është përplasur me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.

Korreshi: Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit ne po na thoni për fjalën. Fjala na ka ngel ne, na lini të vjedhiM pak nga fjala

Felaj: Nuk e di pse duhet të bësh si gjynafqar kur je opozit

Edhe ne kemi qenë në opozitë, por kështu është loja e demokracisë do jesh dhe në opozitë, por s’të jep të drejtën të shkelësh rregullat.

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Delir ka “babai” yt Rama, ngelët çdo ditë në dyert e SPAK

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila komentoi daljet e fundit të Ilir Metës dhe fjalimet e Sali Berishës në dritaren e shtëpisë.

“Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK-ut nga mëngjesi në darkë, tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon SPAK-un kudo, a keni ju zoti Bardhi një opinion për këto”, tha mes të tjerash Spiropali. 

Bardhi në fjalën e tij tha se socialistët janë ata të cilët ndodhen në hall, pasi i ka trokitur drejtësia në derë.

Bardhi: Ne nuk kemi asnjë hall. Hall keni ju. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK-ut. Ora e drejtësisë, për gjithçka që i keni bërë këtij vendi do të ngjitet në kat të tretë, te ministrat, kryeministri, ish-ministrat. Sa për delir madhështie, asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie.

Delir ka babai jot. “Më marrin tha në telefon çdo ditë liderat botërorë dhe më kërkojnë zgjidhej për hallet që ka bota”, thotë. Ka vetëm një hall, për atë që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë dhe do të duhet të mbajë përgjegjësi.

"Xibraka", Bardhi: Kuvendi po shkel rregulloren, mazhoranca po mbron Olsi Ramën

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Kuvendi po shkel rregulloren, pasi sipas tij do të duhej të ishte futur në rend dite mocionin me debat për trafikun e drogës, duke u ndalur te hetimet për Xibrakën.

Ai akuzon mazhorancën se janë bërë palë dhe po mbrojnë Olsi Ramën.

“Duhet të lejosh minutazhin deputetëve. Secili deputet e menaxhon vetë fjalën. Në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konferencën e Kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur që mos ta sillni në seancë plenare. Do të duhet të respektoni atë dispozitë që aplikuar në Konferencë.

Grupi parlamentar ka paraqitur kërkesë me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së lëndëve të trafikut të drogës në vendin tonë. Ne kemi sjellë shembullin e lëshimit nga policia, të bashkëpunimit të Olsi Ramës për rastin e Xibrakës. Ju keni vendosur që të bëheni palë dhe ta mbroni, të bëheni avokat të Olsi Ramës. Ju nuk e keni sjell këtë mocion në Kuvend. Nuk mund të mbyllni këtë rast se nuk është mbyllur hetimi për Xibrakën.”, tha ai.

"Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”, Spiropali përplaset me opozitën

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetin Gazment Bardhi në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Spiropali:  Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit që bërtet kundër spak nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon spak e kreun e spak. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithça dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës.

Të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sisgurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin.

Duke u përpjekur të mbani këtë kuvend peng. Çohuni dhe thuajni se çfarë është SPAKu për ju. Dhe përgjigja mos jetë si e herës së kaluar që kur godet regjimin e Edi Ramës ëshët institucion i Drejtësisë, kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo është gjuha juaj që nuk ka koherencë. O duhet të shkojë në burg trafikati i përgojuar nga ju, ose duhet të prërgjigjeni ju si kallëzues i rremë. Në rast se përgjigja juaj është ajo që dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu, se sa më shuë ta dëgjojnë ata që votojnë.

Nis seanca në Kuvend, pritet interpelancë e Nasip Naços me ministrin Peleshi

Balla prezanton ligjin për Prefektin: Të përmirësojmë

Ka nisur seanca në Kuvend. Në seancën e sotme plenare, si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.

Sakaq, Kuvendi gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Gjithashtu sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në rend dite është caktuar që Kuvendi të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

 

ME TE LEXUARAT