Rikthimi i deputetëve të përjashtuar, PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Ka shpërdoruar detyrën

Politikë

Rikthimi i deputetëve të përjashtuar, PD kallëzon në

PD kallëzon në SPAK kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla për “shpërdorim detyre”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha e paralajmëroi disa ditë më parë që do të depozitonte kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Kuvendit, Nikolla me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, theksohet në kallëzimin e PD

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion