GJKKO rrëzon SPAK, lejon ish-ministrin Ilir Beqaj të marrë aktet e dosjes pa paguar 10 mln lekë

Aktualitet

GJKKO rrëzon SPAK, lejon ish-ministrin Ilir Beqaj të marrë aktet

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike.

Vendimi u mor për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh.

Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij, ku ish-ministri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.

“Gjykata në këndvështrimin tonë mori vendim te drejtë”, u shpreh ish-ministri pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një prononcim për gazetarët pasi GJKKO vendosi që SPAK t’i dorëzojë aktet e dosjes në version elektronik dhe pa pagesë, atij dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Sterizilizmit.

“Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat.

Ish-ministri Ilir Beqaj në SPAK, pritet të nisë gjyqi për dosjen  e sterilizimit

GJKKO rrëzon SPAK, lejon ish-ministrin Ilir Beqaj të marrë aktet

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në SPAK për seancën e radhës për dosjen e Sterilizimit.

Ish-ministri i shëndetësisë është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

 

ME TE LEXUARAT