Sot seanca në Kuvend/ Priten tensione për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare

Politikë

Sot seanca në Kuvend/ Priten tensione për ngritjen e Komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë sot për ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, që i kanë paraprirë një debati mes palëve dhe në Konferencën e Kryetarëve.

Partia Socialiste deklaroi se do të miratojë ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Po ashtu edhe komisionin hetimor për inceneratorët. Ndërkaq mazhoranca ka deklaruar qëndrimin kundër ngritjes se komisionit tjetër hetimor lidhur me çështjen “Bechetti”.

Në rend dite, është parashikuar edhe votimi i dekretit të Presidentit të Republikës, për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë, për të cilin gjithashtu PS ka shprehur qëndrimin kundër.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.10.2021.

Njoftime.Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për

miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ

me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”.Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për

anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të

burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste

në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve

administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si

pasojë vendimin e arbitrazhit “Beçhetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

III. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e

përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.

 

 

ME TE LEXUARAT