Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, ka një thirrje për Gjykatën Kushtetuese

Politikë

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, ka një

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato. Draft- opinion që Venecia i ka përgatitur Gjykatës Kushtetuese do të miratohet nesër nga vetë komisioni.

Në të thuhet se bojkoti i partive, siç bëri PD në 2019, nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre. Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë. / abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion