Ardi Veliu në Elbasan një ditë pas vrasjes, mbledh drejtuesit e policisë, në takim dhe kreu i prokurorisë dhe SHISH

Aktualitet

Ardi Veliu në Elbasan një ditë pas vrasjes, mbledh drejtuesit e

ELBASAN
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur sot në Elbasan, një ditë pas konfliktit me armë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit, teksa në mbledhje janë edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit dhe i SHISH Elbasan.

Sipas burimeve, takimi ka në fokus analizën e ngjarjes së djeshme si dhe situatën e kriminalitetit gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion