Soreca nga Tirana: Mos të nxirren konkluzione pa përfunduar numërimi, procesi të mos ndërpritet

Politikë

Soreca nga Tirana: Mos të nxirren konkluzione pa përfunduar

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, tha se procesi duhet të vijojë pa ndërprerje, pasi qytetarët shqiptarë janë në pritje të rezultatit.

“Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa problem dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin. Zgjedhësit shqiptar e thanë fjalën e tyre, pavarësisht pandemisë, ka pasur një pjesëmarrje të lartë, kjo është një tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri. Më lejoni të them që e kam mirëpritur këtë proces pilot, votimit elektronik në Njësinë 10, e cila mund të implementohet më gjerë në të ardhmen. Prandaj ne po presim me qetësi, ashtu siç kanë bërë thirrje udhëheqësit politik në Shqipëri, përfshirë edhe Presidentin. Deri sa të numërohet vota e fundit të presim me qetësi dhe të mos dalim në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat në vend. Ndoshta sot vonë të ketë ndonjë deklaratë nga udhëheqësit e BE në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri. Roli i medias në këtë moment është shumë i rëndësishëm, vazhdoni të bëni këtë punë të mirë”, u shpreh Soreca.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ambasadori britanik, Duncan Norman nga Vlora ku tha se duhet lënë komisionerët e numërimit të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm.

"Jam në Vlorë dhe po marrë pjesë gjatë numërimit, dje ishim në Shqipërinë qendrore për të parë se si shkonte procesi i numërimit dhe sot kam ardhur në jug për të parë si shkon procesi i numërimit. Jemi ende në proces zgjedhore dhe numërimi po vijon, dhe nuk mund të bëjë dot komente se si mund të flas se si e gjykoj procesin e votimit. Mendoj se e rëndësishme që të lejojmë komisionerët që të bëjnë punë e tyre në mënyrë profesionale, kur të mbarojë do të kemi mundësi të flasim në lidhej se si ishte procesi. Më pas do të shkojnë një qytet tjetër se si shkon procesi i numërimit", tha Norman

ME TE LEXUARAT