Nga Korça, Salianji deklaron i bindur: Partia Demokratike është fituese

Politikë

Nga Korça, Salianji deklaron i bindur: Partia Demokratike është

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji, nga një qendër votimi në Korçë, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar se PD është fituese. Ai bëri të ditur se partia e tij ka siguruar 5 mandate, ndërsa shtoi se po lufton të 7, pasi janë në proces numërimi lagjet e qytetit që gjithmonë janë konsideruar si të djathta.

“Nuk e di si quhesh fitues sepse në këto momente jemi 2000 vota para PS si koalicion. Ne kemi arritur mandatin e 5 dhe po luftojmë të 6. Janë numëruar bastionet e Partisë Socialiste, kemi rritje me 1200 vota në Kolonjë, ata që janë votues tradicionalisht në Korçë, ka rënie të numrit dhe rritje të PD. Po hapet edhe zona që mbuloj dhe jemi më shumë se dyfishin në rezultatet.

Ne do të arrimë të marrim mandatin e 6 për pak, mandatin e 5 kemi siguruar. Pak përqindje i duhet LSI që të sigurojë mandatin e parë. Janë mbyllur disa njësi, ku ka fituar PD. Buçimasi, Starova, ka fituar PD dhe vijojmë me kutitë të votimit që janë lagjet që kanë votuar PD. Unë po them diferencës që ka pasur PS dhe PD. Ne nuk kemi vonesa, po përshpejtojmë çdo lloj problematike, unë s’e kam ndjek si janë kutitë e votimit në Shqipëri.

Këtu kanë përfunduar në Kolonjë, nuk ka përfunduar as çereku i votave në Devoll që voton historikisht PD. PS ka rënie të numrit të votave, ne sot jemi më shumë se 5 mandate, mund të arrijmë në një rezultat prej 7 mandatesh si koalicion, pra PS dhe LSI”, u shpreh Salianji.

ME TE LEXUARAT