Shqipëria në vend të parë për vaksinimin, lë pas Kroacinë e Serbinë, Rama: S'ka nder më të madh

Politikë

Shqipëria në vend të parë për vaksinimin, lë pas

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë grafikun e sigurimit të dozave të vaksinave anti-covid nga disa shtet.

Sipas grafikut të realizuar nga “Our World in Data”, Shqipëria kryeson tabelën e sigurimit të numrit vaksinave të përllogaritur në bazë të popullsisë.

Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe  Mali i Zi.  Ndërkohë në këtë grafik Turqia renditet në vendin e 6. Ndërsa Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.

Kryeministri Rama ne Facebook:

#KrenarpërShqipërinë

Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion