Shqipëria në prag të votimit në Këshill, Xhaçka takon shefin e OKB: Do të punojmë ngushtë

Politikë

Shqipëria në prag të votimit në Këshill, Xhaçka

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në prag të votimit të Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Xhaçka e ka cilësuar takimin të shkëlqyer, ndërsa e ka uruar Antonio Guterres në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë.

“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në prag të votimit të  Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Do të punojmë ngushtë sëbashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë” shkruan Olta Xhaçka.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të mbahet në 11 qershor në SHBA, ku Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion