"Shqipëria ishte shumë pranë një kolapsi si me piramidat!" Rama në Shkodër: Nuk kishte lekë as për shkumësa në shkolla

Politikë

"Shqipëria ishte shumë pranë një kolapsi si me

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se Shqipëria ishte shumë pranë një kolapsi si me piramidat para se PS të merrte pushtetin. Ai shtoi se në shkolla nuk kishte para as për shkumësa.

"Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë. Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Populli e ka shpëtuar vendin në fije të perit.

Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë.

Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru", tha Rama

ME TE LEXUARAT