Krimi në Laç, policia identifikon 25-vjeçarin që ndërroi jetë sot tek Spitali i Traumës!

Aktualitet

Krimi në Laç, policia identifikon 25-vjeçarin që

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 25-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç. 25-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

Geri Bitri u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës është edhe Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë në gjendje stabël me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

"Kurbin/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ju informojmë se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, shtetasi G. B., 25 vjeç.

Në njoftimin paraprak, gjeneralitetet e shtetasit që humbi jetën janë dhënë gabim, pasi gjatë kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor ka rezultuar se inicialet janë G.B dhe jo G.N.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion