Britania arreston 8 persona si të dyshuar për terrorizëm, 7 prej tyre iranianë!

Forcat e policisë kundër terrorizmit në Britani kanë arrestuar tetë persona pas disa bastisjeve në vende të ndryshme, shtatë prej të cilëve iranianë, raporton Reuters. Pesë prej tyre u ndaluan të shtunën me dyshimin për përfshirje në veprimtari terroriste, lidhur me një komplot për të sulmuar një objekt të caktuar në Britani.
"Hetimet janë në fazë të hershme dhe po shqyrtojmë disa pista për të përcaktuar motivimin e mundshëm, si dhe për të vlerësuar nëse ekziston ndonjë rrezik i mëtejshëm për publikun”, deklaroi komandanti Dominic Murphy, kreu i Njësisë Kundër Terrorizmit në Met Police.
Në një operacion të ndarë, gjithashtu të shtunën, tre shtetas të tjerë iranianë u arrestuan në Londër si pjesë e një hetimi tjetër kundër terrorizmit, që sipas policisë nuk ka lidhje me arrestimet e mëparshme.
Ata ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet dhe kontrolli i banesave të tyre vijojnë


