Shqipëria drejt zgjedhjes si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Moment historik

Politikë

Shqipëria drejt zgjedhjes si anëtare jo e përhershme në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme në New York, ku po votohet për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Mes vendeve për të cilat do të votohet është edhe Shqipëria.


 “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, shkruan Xhaçka bashkangjitur videos së publikuar.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në garë, pa konkurrent nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi është i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion