Shqipëria, 15 vite në NATO, Rama: Aleatë dinjitozë për lirinë dhe sigurinë e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë.
“15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishme ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, shkruan Rama.
Më herët kanë reaguar edhe presidenti Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani. Nuk mungoi as reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha.


