Shkel rregullat kandidati i LSI në Durrës, futet në qendrën e votimit

Politikë

Shkel rregullat kandidati i LSI në Durrës, futet në qendrën

Tensione shkaktohen në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Durrës, e cila është kthyer nq qendër votimi. Bëhet me dije, se kandidati i LSI, Shemsi Prençi ka hyrë brenda në ambientet e shkollës.

Mësohet se ai është shfaqur i shoqëruar nga truproja e tij duke i bërë pritë qytetarëve që i janë drejtuar kutive të votimit.

Sipas rregullave të vendosura nga KQZ, kandidati Shemsi Premci ka shkelur rregulloren, pasi është paraqitur në qendrën e votimit. Sipas informacioneve, autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se Premci është larguar dhe procesi i votimit ka vijuar normalisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion