Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, vjen reagimi i parë nga LSI: Parlament monist dhe ilegjitim

Politikë

Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, vjen reagimi i parë nga LSI: Parlament

Pasi Kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, një reagim ka ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti Endrit Braimllari me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar ilegjitim shkarkimin e Metës duke thënë se Parlamenti është monist.

Sipas Braimllarit, kjo nismë është ndërmarrë për të shmangur vëmendjen nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames. Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill.’- tha Braimllari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion