Sherri me karrige në Maliq, flet sekretari i qendrës së votimit: Vëzhguesi i PD ndaloi votimin familjar

Politikë

Sherri me karrige në Maliq, flet sekretari i qendrës së votimit:

Sekretari në qendrën e votimit të fshatit Vashtmia në Korçë, Edmond Vincani ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të regjistruar në qendrën e votimit nr. 3826, ku mbetën të plagosur çifti i qytetarëve.

Vincani ka treguar se autori ka kërkuar që të votojë familjarisht, por nuk është lejuar nga vëzhguesi I PD-së, i cili ka tentuar t’i largojë.

Ata nuk kanë pranuar të largohen dhe pasi kanë dalë nga qendra e votimit janë konfrontuar fizikisht, si dhe kanë përdorur edhe karrige.

Vincani: Në qendrën e votimit 3826 erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i  PD e kundërshtoi duke thënë se ligji nuk e lejon votimin familjar. Ndërkohë ata protestuan me dhunë, ne duam të votojmë, erdhi dhe i biri dhe u konflikutuan me vëzhguesin e PD.

Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë korridor dhe nuk kam parë më tej se çfarë ndodhi. Vëzhguesi nuk është se bëri ndonjë gjë, vajti për t’i ndaluar i biri e kapi i tha ik se nuk më ndalon dot. Adrian Avdolli bashkë me të birin të shoqëruar edhe nga gruaja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion