KQZ publikon të dhënat: Deri në orën 16:00 pjesëmarrja e votuesve ka shkuar 40.9%

Politikë

KQZ publikon të dhënat: Deri në orën 16:00 pjesëmarrja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 ka qenë 40.9 për qind.

Në një deklaratë për media zëdhënësja Drilona Hoxha tha se situata deri më tani vazhdon të jetë e qetë.

KQZ publikon të dhënat: Deri në orën 16:00 pjesëmarrja

“Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problematikë. Situata vazhdon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra votimi që kishte pezullime të përkohshme tashmë procesi i votimit vazhdon. Situata është mëse e qetë.

Sa i përket pjesëmarrjes, që u sqarua edhe në daljen e komisionerit, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komsionerët dhe operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat jo vetëm për përqindjen e pjesëmarrjes në qendrat e votimit, por edhe mbi ecurinë në qendrat e votimit”, tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion