Rinovimi i patentave, Rama jep lajmin: Aplikantët përfitojnë ulje

Politikë

Rinovimi i patentave, Rama jep lajmin: Aplikantët përfitojnë ulje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar si lajm të mirë dhe se aplikantët do të përfitojnë ulje drastike.

Rinovimi i patentave, Rama jep lajmin: Aplikantët përfitojnë ulje

LAJM I MIRË nga DPSHTRR
Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat.

Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.


Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion