Video/ Djali i Erdogan: Evropa do të pushojë së ekzistuari, liderët e saj janë qesharakë

Bota

Video/ Djali i Erdogan: Evropa do të pushojë së ekzistuari,

“Evropa do të pushojë së ekzistuari.” Kjo është deklarata befasuese e Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, teksa ka folur para mbështetësve të AKP -së në pushtet.

Në një video të publikuar nga gazetari turk Abdullah Bozkurt, djali i Rexhep Tajip Erdogan, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës.

Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze.

E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”

Abdullah Bozkurt, administrator i rrjetit të pavarur Nordic Monitor, jeton në mërgim në Suedi dhe është një kundërshtar i fortë i qeverisë Erdogan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion